z. Kunushevci ligjëroi për Sistemin Politik në Zvicër

14/12/2010

z. Kunushevci  ligjëroi për  Sistemi Politik në Zvicër  


              
Prishtinë, 14 dhjetor 2010 – Sekretari i UBT, z. Skender Kunushevci, para studentëve të Fakultetit Juridik dhe stafit të UBT-së mbajti prezantimin e tij me titull Sistemi Politik në Zvicër  nga lënda Sistemet Kushtetuese Krahasuese.

 

z. Skender Kunushevci paraqiti hulumtimin e tij të realizuar në studimet Master pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Kushtetues Administrativ, me mentor Prof. Dr. Arsim Bajrami. Në këtë prezantim ai fillimisht paraqiti historiatin e krijimit të Zvicrës, pastaj u ndal veçmas pasqyrimin e sistemit kuvendor (bikameral) të Zvicrës, të përbërë prej dy dhomave, zhvillimin e sovranitetit të kantoneve në shtetin federal të Zvicrës dhe funksionimin e demokracisë së drejtpërdrejt në Zvicër, duke iu falënderuar traditës demokratike dhe kulturës së zviceranëve.

 
 
Studentët e Fakultetit Juridik të UBT-së dhe pjesëmarrësit e tjerë e vlerësuan lartë prezantimin e Skender Kunushevcit dhe më pas debatuan për temën në fjalë.