Welcome party 2009/2010

15/12/2009

 

14 dhjetor.- Studentët e vitit të parë të të gjitha fakulteteve të UBT-së organizuan një ndejë në shenjë të shënimit të fillimit të vitit të ri akademik 2009/2010.
Në ndejën e organizuar në lokalin “Duplex” në Prishtinë, përveç një numri të madh studentësh, morën pjesë edhe Presidenti i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi, profesorë dhe mysafirë të tjerë.
Ndeja u shoqërua me muzikë nga grupi “Aragona”, që krijoi një atmosferë të mirë të shoqërimit dhe festimit të nisjes së jetës akademike për studentët e rinj.
Drejtuesit e UBT-së kanë premtuar se në bashkëpunim me studentët do të organizojnë takime të tilla me studentët.