Vizitë e studentëve të UBT-së në parkun e Biznesit në Tiranë dhe në 3 kompani

02/06/2016

Studentë të fakulteteve të UBT-së: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) dhe Sisteme të Infomacionit (SI), kanë organizuar vizitë studimore në parkun e Biznesit në Tiranë dhe me kompanitë: Antea-Cement, Agna – Group e AlbTelekom.

Përfaqësuesit e kompanive shqiptare prezantuan para studentëve strategjitë, arritjet dhe perspektivën e biznesit. Studentët u njohën me praktikat e prodhimit, faktorët kyç për suksese të ndërmarrjeve, për rrjetin, performancën në biznese etj. Vizita u drejtua nga dekani i MBE-së, dr. Ylber Limani dhe koordinatorët e fakulteteve përkatëse, Naim Preniqi e Muhamet Gërvalla. Dekani Limani thotë se pos njohurive të fituara, studentët kanë krijuar kontakte të reja, si parakushte për lidhje me botën reale të biznesit. Dekani ka falënderuar kompanitë mikpritëse.