Vazhdon aktivitetin e vet ANV-ja e SHKI-së

15/07/2019

Në ANV-në e SHKI-së ka përfunduar kursi “Artificial Intelligence”, mbajtur nga ligjëruesja në UBT, Krenare Pireva-Nuçi. Në kuadër të këtij kursi, pjesëmarrësit e akademisë testuan njohuritë e tyre dhe mbrojtën projektet që zhvilluar përgjatë punës praktike.

Tutje, në ketë shkollë verore ka ligjëruar edhe themeluesi i kompanisë 3P, Kastriot Gjergji, i cili bashkërisht me pjesëmarrësit ka krijuar një aplikacion që e quajtën Pret Për Pare (3P), aplikacion i cili u ofron mundësinë klientëve të telekomit për aplikimin e kredive.

Në ANV-në e SHKI-së ka ligjëruar edhe profesori në UBT, Zhilbert Tafa, i cili shpjegoi konceptet e IoT dhe zgjidhjet që i ofron përdorimi i këtyre pajisjeve ku lehtëson punët dhe aktivitet e përditshme.   Në fund të kësaj ligjërate, studenti i nivelit master në UBT, Bleron Zherka, së bashku me profesorin Tafa, kanë prezantuar edhe një mësim praktik, konkretisht aplikuan sistemin për monitorim të ambientit.