Universiteti UBT, Universiteti i Vlorës dhe Universiteti i Tiranës organizojnë Konferencë ndërkombëtarë për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

01/11/2012

 

Prishtinë, 31 tetor 2012 – Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Tiranës dhe  institucione tjera akademike, më 2 dhe 3 nëntor 2012,  organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 10.00 në hotelin “Swiss Diamond”, në Prishtinë dhe mund të përcillet nga të gjithë të interesuarit.

 

Në Konferencën Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione, e cila do të mbahet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do të marrin pjesë rreth 160 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës.