Universiteti Teknik i Vjenës edhe në Kosovë, Shqipëri e më gjerë

08/10/2013

Prishtinë, 8  tetor 2013 – Për herë të parë në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, Universitetin Teknik i Vjenës ofron programe për studime Master në fushën e Menaxhimit Inixhinierik, falë nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me UBT.

 

 

Përfaqësuesit e Universitetit Teknik të Vjenës, së bashku më përfaqësuesit nga UBT,  në hollin e UBT-së, në Prishtinë, po ashtu më pas  në ambientet e hotelit “Rogner” në Tiranë,  para të gjithë profesorët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe studentët  e të interesuar tjerë,  në detaj prezantuan programin e përbashkët dhe dhanë informata direket  për  mundësitë e studimit në këtë fushë. 

 

 

Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë studentëve kosovarë dhe të gjithë atyre nga regjioni,  që studimet universitare në nivelin master në   fushën e Menaxhimit Inixhinierik,  nëpërmjet Universitetit Teknik  të Vjenës ligjërata  t’i ndjekin në UBT në Kosovë,  dhe në fund të marrin diplomën e Universitetit Teknik të Vjenës. 

 

 

Drejtori i programit në Universitetin e Teknik të Vjenës, prof. dr.  Peter Kopacek,   po ashtu  edhe profesor që disa vite me radhë në UBT dhe Drejtoresha e përgjithshme e qendrës për edukim të vazhdueshëm në UT,  në znj. Petra Aigner,  ,  para të pranishmëve është shprehur e  kënaqur me të arriturat e UBT-së, sidomos me programet e studimit me teknologjinë më moderne, me infrastrukturën, me stafin akademik dhe me arritjet e studentëve.

 

 

Universitetit i Teknik i Vjenës,  është ndër universitete  më të vjetra në Evropë dhe më gjerë, dhe sot renditët në  mesin e universiteteve të kategorisë botërore dhe është numër një në vend, gjithëpërfshirës dhe publik.  Ka një numër të madhe të  marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar me përmasa  botërore, përfituesi rregullt i projekteve të  Unionit Evropian. 

 

 

Pas aktit solemn të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, mysafirët nga Vjena së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të UBT-së.