UBT zgjeron bashkëpunimin me Universitete në Gjermani dhe lidh marrëveshje me TU Clausthal dhe Universitetin e Fraiburgut

07/02/2013

 

Prishtinë 7 shkurt 2013- Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, bashkë  me Prof. Dr. Ibrahim Krasniqin,  gjatë qëndrimit të tyre  një javor në  Republikën e Gjermanisë, zhvilluan  një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takuan me krerët më të lartë të universiteteve të vendit.

 

Kështu, në Universitetin për Teknologji- Clausthal, në Gjermani, Prorektori për Çështje Akademike  Prof. Dr.- Ing. Oliver Langefeld,  përpos mikpritjes së përzemërt,  pati  një takim të përbashkët dhe të  rëndësishëm me palët kosovare,   në objektin e  Universitetit për Teknologji -Clausthal,  dhe u arrit në parim  një marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional mes UBT-së. Në takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha për marrëdhënie ndërkombëtare në kuadër të Universitetit për Teknologji të Clausthallit,  znj. Romanovski e cila gjithashtu e përkrahu një bashkëpunim te tille.

 

Më konkretisht,  kjo marrëveshje parasheh  mundësimin  e bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit, si dhe  shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve,   projekte te përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë,   zbatimin e përbashkët të programeve studimore, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

 

z. Hajrizi dhe z. Krasniqi,   gjatë  kësaj vizite  dhe  takimet  e njëpasnjëshme që i zhvilluan   me menaxhmentin më të lartë në Universitetin për Teknologji Clausthal,  u njohën me zhvillimet në këtë universitet, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultetet,  më konkretisht, Prof. Langefeld,    e ka  njoftuar z. Hajrizin  lidhur me zhvillimet e përgjithshme dhe vizionin për zhvillim te mëtejmë ne  këtë institucionin. 

 

Përveç marrëveshjes, gjatë kësaj vizite, pala kosovare, me ftesë të menaxhmentit të universitetit në fjalë, ka vizituar edhe disa institute dhe laboratorë  të  teknologjinë në moderne që ka shteti gjermanë të instaluara nëpër universitete për praktikë të studentëve, stafit dhe partnerët që ka ky universitet.

 

Përveç Universitetit te Clausthalit, Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi, bashkë me Prof . Dr. Ibrahim Krasniqin  zhvilluan edhe një takim shumë të rëndësishëm në Universitetin e Freibergut, dhe u takua me Zv. Dekanin e Fakultetit dhe njëherësh Drejtorin  e Institutit për Shkenca Materiale  Prof. Dr.- Ing. Thomas A. Bier.

 

Dy krerët e dy institucioneve biseduan për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, në një të ardhme të afërt, si në fushën e shkencave të materialeve,  ndërtimin e infrastrukturës laboratorike por edhe projekte të përbashkëta shkencore  dhe profesionale, në të gjitha nivelet e studimit,  dhe për projektet e përbashkëta në nivel evropian dhe rajonal, shkëmbimin e literaturës më të avancuar dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet. Me kete rast u arrit pajtimi dhe u nënshkrua marrëveshja e kooperimit të ndërsjelle e cila do të mundësoj shkëmbim universitar të gjitha niveleve.

 

Përveç takimi të ngrohtë dhe miqësor Prof. Dr. Hajrizi dhe Prof. Dr. Krasniqi vizituan edhe Muzeun nacional te kristaleve, me te madhin ne bote dhe u njohën me të arriturat e tij të vazhdueshëm.

 

 

Që të dyja këto Universitete të shtetit gjerman,  numërojnë një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe kanë marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete në të gjitha kontinentet e botës, dhe janë  themeluar  ndër universitete e para në kontinentin e Evropës, ku  numri i të diplomuare nga këto universitete është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë, po ashtu të diplomuarit sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani dhe organizata më profitabile në mbarë  botën. Poashtu të dyja janë ndër Universitete më me renome në Republikën e  Gjermanisë,  dhe me gjere me një tradite qindra vjeçare në fushën akademike dhe shkencore.

 

 

Prof. Dr. Hajrizi dhe Prof. Dr. Krasniqi gjatë vizitës në Universitetin e Freibergut,  u takuan gjithashtu me Prof. Dr.- Ing. Habil. H Oettel,  i cili gjithashtu shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të gjitha fushat e mundshme në të mirë të dy institucioneve.

 

 

Sipas mikpritësve ky ishte vetëm hapi i pare në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjate për të ardhmen.