UBT: Viti 2011 me shumë suksese

13/01/2012

 

Prishtinë, 13 janar 2012 –  Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Akademik të UBT-së (Senatit), në të cilën morën pjesë dekanët, prodekanët, kryetaret e këshillave akademike të fakultetit dhe organet tjera akademik në kuadër të UBT-së.

 

 

Me këtë rast Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me theks të veçantë i falënderoi të pranishmit për punën e tyre të palodhshme dhe  foli  për aktivitete e shumta,  sukseset  dhe sfidat e UBT-së  për vitin që po e lëmë pas.  

 

 

I pari i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, anëtarët e Këshillit Akademik si dhe profesorët, analizuan dhe shqyrtuan disa çështje më rëndësi për punën dhe zhvillimin e mëtejmë të Institucionit të lartë arsimor.  Ajo që u theksua si shumë e rëndësishme ishte çështja  riakreditimit dhe aplikimit  të programeve të reja në Agjencionin e Akreditimit.  

 

 

“Programet si në Ndërtimtaria me infrastrukturë, Komunikim, Multimedia dhe Gazetari, Studime evropiane dhe Marrëdhënie ndërkombëtare; Studime Amerikane dhe Britaneze.  Për këto programe kemi bërë analiza dhe kemi marr përvojat nga universitete më prestigjioze dhe kemi krijuar programe me standarde shumë të larta”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

 

 

Nga UBT doktoratë jashtë vendit, 

 

Menaxhmenti i UBT-së ka analizuar se në UBT do të ketë më shumë hulumtime dhe publikime shkencore, forume, takime ndërkombëtare, bashkëpunime ndërinstitucionale e më gjerë dhe studime të  mëtutjeshme.

 

 

“UBT, po ashtu unë personalisht jam i përkushtuar që një pjesë të stafit ta regjistroj në studime të mëtutjeshme  në nivelin e doktoratës,   në ato universitete ndërkombëtare ku UBT ka marrëveshje bashkëpunimi si në Universitetin e Napolit në Republikën e Italisë, në Universitetin City në Angli, në Universitetin e Pillzenit dhe atë  të Teknologjisë në Republikën e Çekisë, kurse në Universitetin Teknik të Vjenës disa vetëm kanë diplomuar disa janë në proces dhe vazhdon bashkëpunimi për këtë çështje”citoi Presidenti Hajrizi.

 

Ndërkohë ai citoj çështjen e  ndërtimit të kampusit të ri arsimor dhe shkencor të UBT-së.

 

 

UBT  në vitin e kaluar ka korrë mjaftë suksese në përfitimin e projekteve nga Komisioni Evropian, po ashtu edhe në këtë vit do aplikojmë me projekte të ndryshme etj.

 

Për kontributin  e stafit akademik  që  kanë  dhënë  për  zhvillnin dhe ngritjen e cilësisë në UBT,  Presidenti i UBT Prof. Dr.  Edmond Hajrizi  si  shenjë respekti  u ndau dhe i nderoi  me nga një mirënjohje dhe shtro një drekë.