
UBT uron qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës – 12 Qershorin
12/06/2025Në shënimin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës duke përkujtuar flijimin dhe sakrificën e shqiptarëve për liri, si dhe ndihmën vendimtare të aleatëve ndërkombëtarë në ditët më të vështira për vendin tonë.
“Më 12 qershor, ne shënojmë një ditë të rëndësishme dhe historike për popullin tonë – Ditën e Çlirimit të Kosovës. Në këtë ditë, dua të shpreh urimin tim më të ngrohtë për të gjithë ju, që së bashku e kemi kaluar rrugën e vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë sonë,” ka thënë rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe shumë vende evropiane që treguan solidaritet dhe miqësi të vërtetë me popullin e Kosovës në kohët më të vështira.
Ai ka ritheksuar përkushtimin e UBT-së për të ofruar arsim cilësor dhe për të formuar brezat e rinj që do të jenë liderët e së ardhmes në një Kosovë të lirë, demokratike dhe të zhvilluar.