UBT uron Festën e Kurban Bajramit

06/06/2025

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, në emër të UBT-së, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka përcjellë urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët, duke theksuar vlerat universale të kësaj feste: paqen, harmoninë dhe solidaritetin.

“Në emër të UBT-së dhe timin personal, gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj Kurban Bajramin – festën e mirëkuptimit, harmonisë familjare dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Uroj që këtë ditë ta festoni pranë më të dashurve tuaj, në shëndet, dashuri dhe gëzim. Le të shërbejë kjo festë si mesazh i fuqishëm për paqe, liri dhe bashkëpunim në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, thuhet në mesazhin e urimit të Rektorit Hajrizi.