UBT uron Ditën e Evropës

09/05/2025

Në këtë ditë të veçantë, UBT bashkohet me të gjitha kombet evropiane në festimin e vlerave të paqes, unitetit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Dita e Evropës simbolizon më shumë se një datë – ajo është frymëzim për një të ardhme të përbashkët dhe të ndritur për të rinjtë tanë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të bashkëpunimit midis institucioneve akademike në të gjithë Evropën.

“Sot shënojmë Ditën e Evropës, një ditë e rëndësishme për të festuar bashkëpunimin, solidaritetin dhe vlerat evropiane. Kjo ditë simbolizon frytet e një historie të gjatë të bashkëpunimit dhe dialogut midis vendeve evropiane, si dhe sfidat dhe mundësitë që na presin në të ardhmen. Me një fokus të vazhdueshëm në cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor, ne si UBT synojmë të kontribuojmë në rritjen e nivelit të arsimit dhe zhvillimit të shoqërive tona. Ne e kuptojmë rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në këtë proces, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të fortë midis institucioneve akademike, biznesit dhe shoqërisë civile në të gjithë Evropën”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Ne në UBT kemi arritur ta sjellim sistemin arsimor evropian në zemër të Kosovës, duke u bërë urë lidhëse ndërmjet studentëve tanë dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare të edukimit.

  • Arsimimi cilësor,
  • Qasja gjithëpërfshirëse,
  • Inovacioni dhe teknologjia,

janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet filozofia jonë arsimore – filozofi që e pozicionon UBT-në si një lider të padiskutueshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon.

Me mbi 400 partneritete me institucione evropiane në shtete të ndryshme të BE-së, UBT i ka dhënë studentëve të saj mundësinë unike për të përfituar diploma të dyfishta, për të ndjekur studime jashtë vendit, për të qenë pjesë e shkëmbimeve akademike dhe për të ndërtuar karrierë në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.