UBT uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

06/01/2026

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar besimtarët ortodoksë në kuadër të festës së Krishtlindjes ortodokse, duke u dëshiruar shëndet, mbarësi, paqe dhe lumturi në familjet e tyre.

“Urimet më të mira për Krishtlindjen ortodokse për çdo besimtar ortodoks, me dëshirat më të mira për shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në familjet e tyre”, ka theksuar Rektori Hajrizi, duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit dhe mirëkuptimit ndërfetar.