UBT uron 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

01/05/2025

Në këtë ditë të rëndësishme për historinë sociale dhe zhvillimin ekonomik, UBT shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë punëtorët e çdo fushe – nga ata që kontribuojnë në industrinë, edukimin, shëndetësinë, teknologjinë, artin, deri te ata që mbrojnë dhe shërbejnë komunitetin tonë çdo ditë.

1 Maji është simbol i përkushtimit, dinjitetit dhe sakrificës së të gjithë atyre që, me punën e tyre të ndershme, ndërtojnë të tashmen dhe hedhin themelet e së ardhmes.

Në UBT, besojmë se puna është vlerë thelbësore që nxit zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizon individin përmes dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me rastin e kësaj dite u shpreh:

“1 Maji është kujtesë e përhershme se progresi dhe zhvillimi fillojnë me respektin për punën dhe punëtorin. Në UBT ne edukojmë breza që jo vetëm do të punojnë, por do të krijojnë vende pune, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë, të dijshme dhe të përparuar”.