UBT u prezantua me dy programe në panairin Dita e Turizmit

23/04/2010

 

Prishtinë, 22 prill – UBT është prezantuar me dy programe  si Ciceroni Turistik dhe Menaxhimi i Turizmit në panairin Dita e Turizmit në Kosovë 2010, që u mbajt të enjten në Prishtinë në hollin e Grand Hotel”-it.

“Përveç  programeve  në fjalë,  vizitorë shprehën interesim edhe për programet në studimet bachelor”, thotë Shpend Krasniqi, Koordinator për trajnime në UBT. Në fund të panairit të gjithë pjesëmarrësve u shpërndan mirënjohje. Panairi Dita e Turizmit në Kosovë është organizuar nga KOTAS dhe është mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it.