UBT trajnon kandidatë për mekatronikë

23/12/2010

Prishtinë, 20 dhjetor 2010 – Në UBT,  u organizua  trajnimi  për  sektorin e mekatronikës . Në këtë trajnim morën pjesë të gjithë ata persona që kanë të implementuar sistemin e mekatronikës  nëpër institucionet të cilat ata i menaxhojnë si në industri,  prodhimtari,  servisim.

 

Arsyeja e mbajtjes së këtij trajnimi në UBT ka të bëjë me infrastrukturën dhe stafin profesional më përvojë në fushën të cilën janë trajnuar. Stafi trajnues i përberë nga  Dr. Bekim Gashi, Dr. Bertan Karahoda dhe Sherif Hyesin, alumni i UBT-së.

 

Trajnimi ka zgjatur një javë dhe ka përfshirë anën teorike dhe praktike, ndër të tjera  ka përfshirë edhe proceset në dizajnin e sistemeve mekatronike dhe duke e marr  parasysh dizajnim e sistemeve mekanike, elektronike, dhe sistemet e duhura kompjuterike për implementimin e sistemeve mekatronike.

 

Të trajnuarit vinin nga kompanitë private dhe institucionet qeveritare të vendit.