UBT shtroi dark për gazetar për festat e fundvitit !

29/12/2010

 

Prishtinë, 28  dhjetor 2010 –  Mbrëmë më 28 dhjetor 2010, në restorant “Simfonia”, në Prishtinë,  Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në kuadër të takimeve tradicionale të fundvitit, shtroi  edhe dark  për  gazetar të medieve të shkruara dhe elektronike.

 

Me këtë rast Dr. Hajrizi me theks të veçantë i falënderoi gazetarët për punën e tyre të palodhshme gjatë vitit që po e lëmë, për  aktivitetet e shumta që janë organizuar nga UBT si  konferencat ndërkombëtare siç “SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability”,  ligjëratat e personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare, marrëveshjet e shumta me universitete prestigjioze ne botën e zhvilluar dhe  aktivitete tjera.