UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim të studentëve në Sapienza University of Rome, Itali

25/02/2021

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim të studentëve në Sapienza University of Rome, në Itali. Kjo thirrje vlen për studentët e nivelit bachelor në drejtimet: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sisteme të Informacionit dhe Infermieri, si dhe për studentët e nivelit master në drejtimet: Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, si dhe Dizajn i Integruar.

 

 

Universiteti Sapienza i Romës është universiteti më i vjetër i këtij qyteti dhe më i madhi në Evropë që ka për mision kontributin për zhvillimin e shoqërisë përmes kërkimit shkencor, përsosmërisë, arsimit cilësor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Për të mësuar më shumë rreth këtij universiteti klikoni në linkun: https://www.uniroma1.it/en

 

 

Kriteret për aplikim:

  • Student i UBT-së në vitin e tretë në programin Bachelor ose student i nivelit Master
  • Student në njërin nga programe e studimit: Bachelor: a) Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, b) Sisteme të Informacionit, c)Infermieri ose Master: a) Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, b) Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, c) Menaxhment, Biznes, dhe Ekonomi, d) Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë, e) Dizajni i Integruar
  • Listën e plotë të programeve të ofruara në Sapienza e gjeni këtu: https://corsidilaurea.uniroma1.it/en
  • Nota mesatare: 8.5
  • Njohuri të gjuhës angleze (niveli B1)

 

Të gjithë studentët që i përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe janë të interesuar për shkëmbim duhet të plotësojnë formën e aplikimit online duke ndjekur linkun në vazhdim: https://forms.gle/9qCjyg4UHaGNM1Wf7.

 

Varësisht nga aplikimi dhe plotësimi i kritereve, studentët do të ftohen në intervistë.

 

Data e fundit për aplikim është 5 mars 2021, ndërkaq bursa që ofrohet nga programi Erasmus+ përfshin: vijimin e studimeve për një semestër pa pagesë në Sapienza University of Rome, përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të jetesës, përkrahje financiare për mbulime të shpenzimeve të udhëtimit.