UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Bolu Abant Izzet Baysal University në Turqi

bool(false) 12/04/2022

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në Bolu Abant Izzet Baysal University, në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Të drejtën e aplikimit e kanë të gjithë studentët e UBT-së të fushës së ekonomisë, administrimit të biznesit, shkencave politike apo të marrëdhënieve ndërkombëtare, të kenë notën mesatare minimumi 8.5, si dhe të posedojnë njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

 

Bursa e ofruar nga Erasmus+ përfshin vijimin e studimeve pa pagesë për një semestër në Turqi, përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, si dhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit.

 

Për të mësuar më shumë rreth kritereve për aplikim, dokumenteve, dhe mënyrës së aplikimit vizitoni  https://international.ubt-uni.net/infocorner/ duke klikuar tek Erasmus+ Student Mobility Application Call – BAİBÜ 22_23.

 

Data e fundit për aplikim është 24 prill 2022, teksa të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut: Aplikimi për shkëmbim studentor.