UBT shpall të hapur thirrjen për pranimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

08/09/2021

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend – UBT, ka filluar përgatitjet për organizimin e edicionit të 10-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, edicion ky që këtë vit është jubilar, duke dëshmuar edhe njëherë përkushtimin që ka ky institucion për shkencë, teknologji e inovacion, duke sjellë në Kosovë shkencëtarët dhe ekspertët më të mirë nga gjithë bota.

 

Kësisoj, UBT ka shpallur të hapur thirrjen për pranimin e abstrakteve për të gjithë hulumtuesit shkencorë dhe të tjerë që duan të bëhen pjesë e kësaj konference, që është organizimi më i madh shkencor i bërë ndonjëherë në vend, e që sivjet për fokus ka reziliencën dhe qëndrueshmërinë.

 

Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion e UBT-së, aktivitetin shkencor të saj do ta shtrijë në 24 fusha të ndryshme që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
  • Sisteme të Informacionit dhe Siguri
  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient
  • Juridik
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikim
  • Agrikulturë, Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji
  • Shkencat Farmaceutike dhe Natyrore
  • Dizajn i Integruar
  • Psikologji
  • Edukim dhe Zhvillim
  • Modë
  • Muzikë Moderne dhe Audio Produksion
  • Art dhe Media Digjitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e aplikuar – Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologjia dhe Anesteziologjia)
  • Sport
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Studime të Sigurisë

 

Për më shumë informacione dhe detaje të tjera rreth konferencës, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net/2021/ teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected]