UBT shpall konkurs për vitin e ri akademik 2013/ 2014

23/07/2013

UBT,  zyrtarisht e ka shpallur konkursin  për vitin  e ri  akademik 2013- 2014 , për këto drejtime të studimeve në nivelin Bachelor (BA) dhe Master (MA): si në drejtimet e cekura më poshtë:

 

• Menaxhment, Biznesi dhe Ekonomi (Bachelor – BA, Master – MA)

me mundësi specializimi në:

Financa, Banka dhe Kontabilitet, 

Marketing dhe Shitje,  

Menaxhment dhe Ndërmarrësi.

 

•    Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri (Bachelor – BSc, Master – MSc)

me mundësi specializimi në:

Rrjeta dhe Telekomunikacion, 

Inxhinieri te Softuerit dhe Sistemeve, 

Bazat e të dhënave dhe Sistemet e informacionit ,   

Dizajn dhe Multimedia, dhe 

Mekatronikë dhe Robotikë.

 

•    Menaxhment i Mekatronikës (Bachelor  – BSc,  Master – MSc)

 

•   Arkitekturë  (Bachelor – BSc)


•    Juridik (Bachlor – LLB)

 

•    Sistemet Informacionit (Bachelor – BA)


Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë  (Bachelor – BSc) (Program i ri)

 

•    Shkencat Politike (Bachelor – BA) (Program i ri)

Me mundësi specializimi në:

o Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

o Integrime Evropiane

o Administrate Publike

 

•    Media dhe Komunikim (Bachelor – BA) (Program i ri)

 

Për programet e cekura më lartë pagesa e studimeve  në nivelin Baçelor, për vitin akademik 2013/2014 në të gjitha programet studimore – departamentet e akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, është 1.200€.

 

Për të gjithë nxënësit e dalluar UBT ofron zbritje 20- 50%

 

Kurse  për  punonjësit e institucioneve publike të vendit ,  pagesa e studimeve në nivelin Baçelor, për vitin akademik 2013/2014 në të gjitha programet studimore – departamentet e akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës,  nga 1.200€  ne ofrojmë zbritje deri 30% deri si:

 

Të punësuarit në Doganat e Kosovës, 

Pjestarët e FSK-së dhe  Policisë së Kosovës, 

Të punësuar në Institucionet Publike në Republikës e Kosovës, 

Familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve të  luftës, 

Studentët që vijnë nga i njëjti rreth i familjes dhe si grup,  

Studentët të cilët paguajnë komplet shumën e pagesës,

 

Pagesa e shumës së studimeve për vitin akademik 2013/ 2014 bëhet maksimumi me 12 (dymbëdhjetë ) këste të barabarta mujore. 

 

UBT ofron studentëve të  vet edhe mundësi për bursa studimi në  Universitete Evropiane nga Programi i Komisionit Evropian ERASMUS MUNDUS  (i vetmi institucion i selektuar jopublik në vend dhe rajon nga Komisioni Evropian), nga Programi Norvegjez AEP për studime në Gjovik University College, si dhe nga universitet  tjera partnere nge shumë vende të botës.

 

Gjuha Angleze janë gjuhët  të cilat studentët kanë mundësi të studiojnë. UBT ka hap, për herë të parë në Kosovë,  Institutin e Gjuhëve të Huaja,   i cili mundëson përveç tjerash edhe përgatitjen e studentëve për komunikim profesional në gjuhen angleze por edhe në gjuhë tjera botërore. Ata kanë mundësin e përgatitjes për certifikim si TOEFL, IELTS, etj. Të cilat janë të domosdoshme për përfitimin e bursave për vizita studimore jashtë vendi.

 

UBT organizon ligjërata të rregullta gjatë ditës. Për të punësuarit ofrohen ligjërata pas orarit të punës dhe gjatë fundjavës.

 

Që suksesi juaj të jetë i garantuar, UBT ofron për secilin studentë:

• Orientim profesional, kurse përgatitore, praktika profesionale, Intership me pagese, 

• Vizita studimore, dhe certifikime ndërkombëtare

• Nga një kompjuter gjatë studimeve dhe sistem online te studimeve, Online Library

• Praktika dhe Eksperimente në Laboratorët bashkëkohorë 

• Akademi Profesionale (Banka, Ndërmarrësi dhe Inovacion, Robotikë, Programim, Dizajn Arkitektonikë, Media, Diplomaci, etj.) 

• Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, ECDL, Project Management, etc.

 

 

Përveç programeve të cekura më lartë përmes UBT ofrohen studime, diplomim dhe bursa në disa universitet prestigjioze në Evrope:

Master i Shkencave ( M.Sc.) në ‘Engineering Management’nga Universiteti i Vjenës për Teknologji (Austri)

Master në Menaxhimin e Biznesit (MBA) nga Danube University Krems ( Austri),   në mundësi të specializimit në disa fusha. 

Bachelor dhe Master of Arts (BA, MA) ne Studimet Ndërkombëtare nga Universiteti i Varshaves (Poloni )

Bachelor dhe Master of Science (BSc, Msc) ne Computer Science and Engineering nga City University London (Britani e Madhe)

Master i Arteve ( M. A.) në Integrime dhe të Drejtën Evropiane nga Institute për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare – CIFE (Francë)

Master në Menaxhimin e Biznesit( MBA) nga Danube University Krems ( Austri),   në mundësi të specializimit në disa fusha. 

Master of Science (M. Sc..) ne Sistemet e Informacionit ne Waterfor Institute of Technology (Irlandë )