UBT shpall konkurs për mësimdhënës/e në nivelin fillor
30/01/2026UBT njofton hapjen e konkursit për plotësimin e vendeve të lira për mësimdhënës/e në nivelin fillor, me normë të plotë, për vitin shkollor 2026.
Vendet e lira:
-
1 mësimdhënës/e për nivelin fillor
Kushtet e punësimit:
Kandidatët duhet të kenë përgatitje profesionale sipas Udhëzimit Administrativ NR. 10/2018, të datës 20.07.2018, të nxjerr nga MAShTI.
Detyrat kryesore të mësimdhënësit për nivelin fillor përfshijnë:
-
Hartimin e planeve mësimore dhe planifikimeve vjetore, duke përfshirë Planet e Aktiveve Profesionale dhe Planet Vjetore të Vlerësimit të Nxënësve;
-
Krijimin e formave dhe modeleve të mësimdhënies kreative;
-
Zbatimin e metodologjive bashkëkohore mësimore me nxënësin në qendër;
-
Hartimin e instrumenteve për vlerësimin e nxënësve;
-
Krijimin e materialeve mësimore për punën me nxënësit;
-
Mbështetjen e nxënësve për arritjen e rezultateve dhe zhvillimin e kompetencave;
-
Krijimin e një mjedisi frymëzues dhe motivues për nxënësit.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
-
Diplomë universitare – Fakulteti i Edukimit, programi fillor / Fakulteti i Mësuesisë
-
CV në formatin Europass
-
Letër motivimi
-
Dëshmi për përvojën e punës
-
Licenca e mësimdhënësit
-
Dëshmi të zhvillimit profesional
Si të aplikoni:
Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen përmes postës elektronike në: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 04.02.2026
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes profesionale do të ftohen në intervistë.
UBT i inkurajon të gjithë profesionistët e fushës së arsimit fillor që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mjedisit inovativ dhe profesional të universitetit.
Prishtinë, 2026