UBT shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive

05/05/2021

UBT ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mamive, me qëllim informimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e punës të mamive.

 

Në një intervistë për UBT TV, dekani i Shkencave Mjekësore në UBT ka thënë se ky profesion duhet të ketë përkrahjen e duhur dhe se dita ditës është duke gjetur përkrahjen nga ana e institucioneve të vendit.

 

Ai ka thënë se UBT së shpejti do të krijojë një program në kuadër të shkencave mjekësore i cili do të kontribuojë tek studentët mbi rëndësinë dhe rolin e mamive.

 

“Në vendin tonë ky profesion çdo ditë e më tepër po fillon të ketë një përkrahje edhe më të fuqishme nga ana e institucioneve, n’këtë rast edhe ne si UBT së shpejti do të krijojmë një mundësi që të kemi një program shtesë në kuadër të shkencave mjekësore dhe fakultetin, gjegjësisht programin e mamisë”, ka thënë prof.ass.dr. Fitim Alidema.

 

Për rëndësinë e profesionit të mamisë ka folur Mamia dhe Psikologia e UBT-së, Msc. Anita Sadikaj, e cila ka theksuar rolin dhe ndikimin që ky profesion ka në aspekte të ndryshme të jetës, përfshirë edhe në atë me komunitetin.

 

“Është një profesion që në mënyrë holistike iu jep nanave ndihmë, përpos aspektit profesional mjekësorë dhe atë psikologjik dhe atë social, sepse bën lidhjen me partnerin, familjen, dhe komunitetin, pra përpos fokusit te nëna dhe fëmija, pjesë e kujdesit janë edhe familja në përgjithësi”, ka thënë mamia dhe psikologia në UBT, msc. Anita Sadikaj.

 

UBT posedon poliklinikën më të madhe universitare me infrastrukturën më moderne të kohës, pajisur me 24 ambulanca të licencuara, në mesin e të cilave edhe një ambulancë e gjinekologjisë.