
UBT hap ekspozitën “Intermission” në zemër të Prishtinës
23/06/2025Në ambientet moderne të UBT-së në “Dukagjini Centre” në Prishtinë, u bë hapja e ekspozitës “Intermission” – një manifestim artistik që vjen si rezultat i punës njëvjeçare të studentëve të vitit të tretë të programit Art dhe Media Digjitale.
Kjo ekspozitë jo vetëm që dëshmon për angazhimin dhe talentin e studentëve, por gjithashtu shërben si platformë e fuqishme për promovimin e një prej programeve më të avancuara dhe multidisiplinare në UBT.
Art dhe Media Digjitale – një program në hap me kohën
Programi Art dhe Media Digjitale është ndërtuar për të përgatitur studentë që jo vetëm të zotërojnë teknikat tradicionale të artit, por edhe të eksperimentojnë me mediat digjitale, teknologjitë e reja dhe konceptet kuratoriale bashkëkohore.
Ekspozita “Intermission” është një pasqyrë e gjallë e kësaj qasjeje. Çdo vepër e prezantuar – nga instalacionet, te performancat dhe veprat me mesazh të thellë konceptual – reflekton një proces të plotë krijimtar, që fillon nga hulumtimi i mirëfilltë artistik, eksplorimi i materialeve e deri te përgatitja për publik.
Kuratorët e rinj: Studentët që praktikojnë që në vitin e parë
Një nga veçantitë e këtij programi, siç shpjegon profesori Gazmend Ejupi, është përfshirja e studentëve në procesin kuratorial që nga viti i parë. Ai thekson se roli i tij si profesor bëhet gjithnjë e më minimal në vitin e tretë, pasi studentët vetë marrin përgjegjësinë për zhvillimin e ekspozitës:
“Nga semestri i pestë nisim përgatitjet për ekspozitën – me hulumtim, zhvillim koncepti, eksplorim të materialeve dhe hapësirës, e në fund finalizohet ekspozita. Studentët praktikojnë realisht si të jenë artistë dhe kuratorë”, tha Ejupi.
Kjo qasje pedagogjike ka për qëllim që t’i përgatisë studentët për tregun real të artit, i cili sot kërkon aftësi shumëdimensionale: nga krijimi artistik e deri te menaxhimi dhe prezantimi i veprës.
Ekspozita u pasurua me vepra që sfidojnë normat dhe hapin debat rreth çështjeve të rëndësishme sociale, artistike dhe ekzistenciale. Bora Banishta, përmes instalacionit të saj “Author not Cited”, i vuri vetes dhe publikut një pyetje thelbësore:
Ndërkohë, studenti Art Çibukçiu, me veprën “Kjo nuk është një histori dashurie”, solli një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj diskursit global të frikës dhe militarizimit, duke e konceptuar një “arsenal artistik” që kurrë të mos shndërrohet në armë të vërteta.
Ekspozita “Intermission”, e hapur deri më 27 qershor 2025, është më shumë se një ngjarje artistike: ajo është një demonstrim i kapaciteteve që po ndërtohen brenda UBT-së dhe një ftesë e hapur për të gjithë të rinjtë që duan të ndjekin një karrierë në fushën e artit bashkëkohor, dizajnit, medias digjitale dhe kuratorisë.
UBT, përmes programeve të tilla si Art dhe Media Digjitale, vazhdon të mbetet programi për ata që synojnë jo vetëm edukim, por transformim personal dhe profesional në një botë ku arti dhe teknologjia ndërthuren çdo ditë e më shumë.