UBT promovoi revistën “Alumni”

28/12/2010

“UBT-ja krenohet me alumnin e tij, suksesi i juaj është mburrja jonë dhe vlera më madhe që UBT-ja ka është alumni i tij”, tha Presidenti i UBT. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë promovimit të revistës “Alumni”

Prishtinë, 28 dhjetor 2010 – Sot,  më 28 dhjetor  2010, në orë 12:00, UBT,  promovoi  revistën “Alumni”.

Revista “Alumni” është numri i parë që promovohet në UBT, si dhe në Kosovë.

Ideja për  botimin e një reviste të tillë ka për qëllim paraqitjen e studenteve që kanë diplomuar në UBT të dhënat për ta, fushën në të cilën kanë studiuar, përvojat nga studimet, vendet e punës ku punojnë tani, përparësitë që ju kanë sjellë studimet dhe praktika në UBT, zbatimin në praktikë në vendet e  punës të mësimeve që kanë marrë sa kanë  qenë studentë.

Promovimi u bë në hollin e objektit të UBT-së,  me ç’rast përveç stafit akademik dhe administrativ dhe aluminit të UBT-së morën pjesë edhe mediet dhe përfaqësues të Qeverisë së republikës së Kosovës.

Për revistën,  foli Presidenti i UBT. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndër të tjera tha  “UBT-ja krenohet me alumnin e tij, suksesi i juaj është mburrja jonë dhe vlera më madhe që UBT-ja ka është alumni i tij”.

Revista të tilla kemi vetëm nëpër universitete dhe kolegjet ma te forta në botën e zhvilluar.

Në fund u shtrua edhe një koktej rasti.

 

Revista u finalizua duke mbajtur bashkëpunim të përhershëm me përfaqësuesit e aluminit.