UBT përfitues i projektit Norvegjez AEP për ICT

18/04/2012

Prishtinë,  18 prill 2012 –  UBT këtë vit dhe për tre vitet e ardhshme është përfitues i  projektit Academic Exchange for Progress (AEP ),  i financuar nga Qeveria Norvegjeze, dhe nga ky projekt përfiton stafi akademik dhe studentët e UBT,  në të gjitha nivelet e studimit.

 

Partneri  akademik nga Norvergjia është Gjøvik University College. Ky projekt ka për qëllim avancimin në fushën e teknologjisë së inoformacionit dhe komunikimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

 

Përveç UBT-së, në kuadër të këtij përfshihen edhe disa universitete nga rajoni, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universiteti i Prishtinës. 

 

Vlen të theksohet se UBT është institucioni i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese nga ky projekt. Partner tjerë të involvuar në projekt janë:  STIIK, AITA, Crimson Capital s.r.o,  Athene Kosova dhe Athene Prosjektledelse.