UBT përfiton edhe tri vite projektin me SEECEL

29/10/2013

Prishtinë, 29 tetor 2013-  SEECEL – Qendra për mësimin e ndërmarrësisë për vendet e Evropës Juglindore ka përfituar edhe një projekt nga Komisioni Evropian për ta zhvilluar edhe më tutje mësimin e ndërmarrësisë në Institucionet e Arsimit në regjionin e Ballkanit Perëndimor. 

 

 

UBT-ja edhe në këtë projekt do të vazhdojë të jetë partner me SEECEL, duke përfaqësuar institucionet e arsimit të lartë në Kosove, si pilotprojekt dhe duke ndihmuar edhe të tjerët në këtë drejtim.

 

 

 Gjatë këtyre ditëve, takimi i parë është mbajtur  për tre dite me radhë  në Zagreb të Kroacisë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

 

 

Hajrizi me këtë rast u takua me shumë përfaqësues të institucioneve regjionale dhe të Bashkimit Evropian me qëllim të bashkëpunimit më të ngushtë në këtë projekt, por edhe në projekte të tjera me rëndësi për studentët dhe stafin e UBT-së.