UBT po vazhdon punën në fabrikën “Smart Factory” me cilësi të lartë dhe teknologji të sofistikuar

bool(false) 04/04/2022

Në kuadër të zhvillimit të shumë fushave të studimit dhe laboratorëve inovativ, UBT ka zhvilluar edhe fabrikën “Smart Factory”, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Kjo fabrikë e cila po punon me një teknologji të avancuar është duke ofruar prodhime unike, së fundmi edhe për nevojat e institucionit në objektin e ri të qendrës më të madhe dhe më moderne të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit – UBT Smart City Center.

 

Përmes kësaj fabrike, UBT ka siguruar që në objektin e qendrës më të madhe dhe më moderne të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit të sjell një cilësi të lartë të prodhimit, falë teknologjive të zhvilluara brenda “Smart Factory”.

 

“Smart Factory” ofron prodhim në kohë reale me një saktësi të lartë të planifikimit, duke lidhur kështu lëndën e parë me makineri pa ndërprerje, ruajtur materialin, si dhe duke kryer procesin e punës me një efikasitet të lartë.