UBT përkrahi garën “Innovation And Problem Solving”, të Ambasadës së Finlandës në Kosovë

22/05/2019

“Doodling at Pjeter Bogdani” i nxënësve të po kësaj shkolle, është projekti fitues i garës “Innovation and Problem Solving”, të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Kosovë, përkrahur edhe nga UBT.

 

Ekipi fitues është një grup i të rinjve entuziastë, të cilët  duan që, duke zbukuruar muret me dizajne të ndryshme, shkollën e tyre ta shndërrojnë në një ambient më të këndshëm për të gjithë nxënësit.

 

“Doodling at Pjeter Bogdani”, bashkë me me katër projektet e tjera të të rinjve kosovarë, “Solving the landfill problem in Kosovo by building a waste-to-energy plant”, “Better Me – Mental Health Application”, “Proposal for Traffic Lights in Peja” dhe “Vertical Gardens”, u vlerësuan nga një juri profesionale, pjesë e të cilës ishte rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

 

Rektori Hajrizi u shpreh i lumtur që tek të rinjtë kosovarë po zhvillohet çdoherë e më shumë fryma e inovacionit dhe e sjelljes së gjërave të reja, teksa i vlerësoi edhe projektet pjesëmarrëse në këtë garë, duke i këshilluar të rinjtë që të punojnë edhe më shumë në konkretizimin e ideve të tyre.

 

UBT është vazhdimisht përkrahë institucioneve vendore e ndërkombëtare, për të nxitur zhvillimin e inovacionit në vendin tonë, por edhe për t’i përkrahur drejtpërdrejt të rinjtë entuziastë në projektet e tyre.