UBT orienton në karrierë maturantët e Ferizajt dhe Kamenicës

11/04/2019

Projektin për orientim në karrierë dhe zhvillim profesional, Qendra e Karrierës e ka vazhduar në Gjimnazin e Kamenicës, “Ismail Qemali” dhe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, në Ferizaj, “Elena Gjika”, ku maturantët e këtyre shkollave morën këshillime për karrierën dhe të ardhmen e tyre profesionale.

 

Vizita në shkollën “Ismail Qemali” u bë së bashku me përfaqësues të Kolegjit Arbëri, të cilët u treguan nxënësve për rëndësinë e zgjedhjes së profesioneve të duhura, teksa në shkollën “Elena Gjika”, maturantët u informuan mbi mundësitë që ofrojnë programet e mjekësisë në UBT.

 

Përmes aktiviteteve orientuese, UBT po u ndihmon të rinjve kosovarë, por edhe më gjerë, që të krijojnë konceptet e para mbi zgjedhjen e profesioneve të duhura për ta, por edhe që i përshtaten nevojave të tregut modern të punës, kërkesat e të cilit janë shumë specifike.