UBT organizon për herë të dytë Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll

29/04/2011

Komunikatë  për  media

UBT organizon për herë të dytë Garën  Evropian Robotëve që luajnë futboll

“Jemi të vetmit në rajon që kemi ekipe të tilla dhe jemi të vetmit që organizojmë gara të tilla. Besoj se kësaj radhe kjo garë  do të jetë më mirë  e organizuar nga kampionati  i vitit 2009, pasi kemi bërë një përvojë, kemi një infrastrukturë më  të mirë nga ai kampionat, ndërsa tani i kemi bërë edhe disa përmirësime  tjera”, tha Presidenti  i  UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  në një konferencë për media të mbajtur në këtë institucion arsimor.

Prishtinë, 29  prill  2011 –  UBT, këtë vit është organizator  dhe  mikpritës e Garës  Evropian Robotëve që luajnë futboll ,  e cila do të mbahet prej 3 deri më 6 maj 2011, kurse hapja solemne e garës  në fjalë do të behët më 4 maj,  kjo e bë ditura  nga Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi   një konferencë të mbajtur  për media.

Federata Evropiane e Futbollit  për  Robotë (FIRA) ia ka besuar Kosovës, pikërisht UBT,  që ta organizoj Garën Evropian të futbollit për robotë, ‘Euroby 2011’.

Në fakt, kjo është hera e dytë që FIRA vendos që kjo garë të zhvillohet në Kosovë, në UBT,  ku edhe në vitin 2009 u pati mbajtur Kampionati Evropian Robotëve që luajnë futboll.

Deri tash pjesëmarrjen në Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll e kanë konfirmuar disa ekipe nga shtetet evropiane, të njohura për aktivitete në fushën e robotëve që luajnë futboll.

Presidenti i UBT Prof. Dr. Edmond Hajrizi (UBT) ,  dhe i ekipit kosovar që do të merr pjesë në këtë evropian,  janë  shprehur të  kënaqur, pasi vendi ynë do të jetë për të dytën herë nikoqir i kësaj gare, dhe është shteti i vetëm në regjion që organizon Garën  Evropian të futbollit për robotë.

 “Jemi të vetmit në rajon që kemi ekipe të tilla dhe jemi të vetmit që organizojmë gara të tilla. Besoj se kësaj radhe kjo garë  do të jetë më mirë i organizuar nga kampionati  i vitit 2009, pasi kemi bërë një përvojë, kemi një infrastrukturë të mirë nga ai kampionat, ndërsa tani i kemi bërë edhe disa përmirësime tjera”, tha Presidenti  i  UBT-së z. Hajrizi,  në një konferencë për media të mbajtur në këtë institucion arsimor.

“Ne synojmë që këtë dije dhe këtë përvojë ta përcjellim vazhdimisht në gjeneratat e reja. Kampionati i kaluar dhe gara e këtij muaji  besoj se do të jetë motiv edhe për të rinjtë tanë që studiojnë teknologjinë”, u shpreh ai. 

Hajrizi tha se në kuadër të këtij evenimenti do të luhen edhe disa lojëra të futbollit me robotë të cilët i emitojnë lëvizjet e njeriut.

“Me këta robotë, kemi një projekt,  që deri në vitin 2050 ta mposhtim Barcelonën. Por tani jemi vetëm në fazën e eksperimenteve”, tha ai.

Kurse, trajneri i ekipit kosovar që do të garoj në këtë kampionat, Bertan  Karahoda, njeherit edhe mësimdhënës në UBT,   tha se janë bërë disa ndryshime në UBT-Kosova, në atë pozitive.

Ndërsa,  anëtari  i  këtij  ekipi, po ashtu edhe studentë në UBT, Sherif Hyseni,  u shpreh të jetë i nderuar që do ta përfaqësoj UBT-Kosovën në këtë ‘Euroby 2011’.

Udhëheqësit e ekipit kosovar shpresojnë që në këtë eveniment ta befasojnë futbollin evropian të robotëve.

Dr. Hajrizi më tej u shpreh  dhe  tha se synim i tyre mbetet që në të ardhmen ta organizojnë edhe Kampionatin Botëror të futbollit për robotë, në të cilin do të merrnin pjesë edhe ekipe tjera shumë cilësore edhe nga kontinentet tjera.

Po ashtu me theks të veçantë z. Hajrizi, citoi se në këtë rast Ministria  e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  (MASHT) do të konsiderohet Donatori kryesor dhe do të jetë  patron e këtij iventi. Po ashtu z. Hajrizi  falënderon edhe donatorin kompanin “Ipkofundation”.

Me këtë rast, organizatori ka parapa të mbahet edhe një koherencë shkencore për robotik, ku pritet një numër i madh studiues ndërkombëtar dhe vendorë ti paraqesin punimet e tyre nga fusha në fjalë.

Në ceremoninë e hapjes dhe gjatë zhvillimeve janë të ftuar të  marrin  pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, profesorë e ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të kompanive të ndryshme, përfaqësues të biznesit, studentë e mysafirë të tjerë.

Garat Evropiane të Robotëve që luajnë futboll  zhvillohen në objektin e UBT në Prishtinë dhe mund të përcillen nga të gjithë të interesuarit.