UBT organizon konferencë ndërkombëtare në nivel botëror

22/10/2010

Do marrin pjesë mbi 50 shkencëtarë

“Qëllimi i konferencë është bashkëpunimi ose ndërlidhja e përvojave që vijën nga komuniteti akademikë, shkencëtar, profesionistë në lidhje me hulumtimin ose gjetjen e modeleve më efikase për stabilitetin e botës. Në këtë rast, për këtë stabilitet rol të madh  luanë zhvillimi i teknologjisë. Dhe për këtë çështje,  për tri ditë me radhë do të debatojmë,  përmes publikimeve që do zhvillohen nga shkencëtaret botëror në Kosovë pikërisht në UBT”, tha Presidenti i UBT,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  në press konferencën për media të organizuar sot në UBT.

UBT, këtë vit është organizator  dhe mikpritës e Konferencës ndërkombëtare SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability, e cila nisë punimet nga fundi i muajit  tetor 2010, më saktësisht më datën 27, 28 dhe 29 tetor 2010.
 
Me këtë rast , sot në hollin e objektit të UBT, Presidenti i institucionit në fjalë, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, organizoj  konferencë me media vendore dhe ndërkombëtare dhe tha:

 “UBT, javën e ardhshme organizon konferencë ndërkombëtare në nivel botëror   SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability ose Gjeta e rrugëve shtesë për stabilitetin ndërkombëtar.

Qëllimi i konferencë është bashkëpunimi ose ndërlidhja e përvojave që vijën nga komuniteti akademikë, shkencëtar, profesionistë në lidhje me hulumtimin ose gjetjen e modeleve më efikase për stabilitetin e botës. Në këtë rast, për këtë stabilitet rol të madh  luanë zhvillimi i teknologjisë. Dhe ne, për tri  ditë me radhë do të debatojmë,  përmes publikimeve që do bëhen nga shkencëtaret botëror në Kosovë pikërisht në UBT

Tema janë mjaft të zgjeruara por më shumë janë të fokusuar si:   Aspektet sociale i teknologjisë, menaxhimi dhe ndryshimet në teknologji,  aspektet etikës dhe ndërlidhja e etikës me teknologjinë, etj.  Më tutje do të debatohet edhe për studime se si janë  bërë  transferet teknologjik në botë dhe si kanë ndikuar në zhvillimet pozitive sociale.
Po ashtu do të prezantohen tema nga aspekti ambiental dhe mjedisor, për modelimin ekonomiko-sociale, menaxhimin e dijës,  globalizimi dhe roli i tij ndërkombëtare në  stabilitetit,  kompleksitetin e sistemit,  rrjetet dhe bashkëpunimi social.

Kjo konferencë është kaptinë e konferencave të Federatës  Ndërkombëtare e Kontrollit Automatik (IFAC). Organizata ne fjalë ka shpreh  pëlqimin që konferencën SWIIS 2010 Workshop on Supplemental Ways for Improving International Stability,  ta organizoj në Kosovë, në fakt në UBT, dmth,  UBT është   mikpritës dhe organizatore e një konference më përmasa botërore .

Konferenca ka peshë të madhe në të gjitha aspektet,  po i ceki vetëm dy si: Kosova veç po  hynë në invente shkencore botërore dhe e dyta sepse në Kosovë po vijë shkencëtar të ndryshëm të botës.
 
Publikimet  që do prezantohen në konferencë janë të recensuar ne nivel shkencorë, as një publikim nuk do të zhvillohet pa pas kaluar nëpër revista shkencore, madje publikime nw fjalë  do të publikohen në revista shkencore të nivelit botërore.

Mbrapa kësaj konference është një listë e madhe e shkencëtarëve e kontribuueseve, në këtë rast kemi kolege që janë nga ShBA, Shqipëria, Austria,  Rumani, Portugalia , Turqia,  Greqia, Skotlanada,  Polonia, Irlanda,  Gjermania, Kina,  etj…,  të gjithë janë  të komunitete shkencorë.

Do marrin pjesë mbi 50 shkencëtarë.

Organizator dhe sponsor të Konferencës në fjalë janë Universiteti i Vjenës e Teknologjisë, IHRT, UBT dhe Federata Ndërkombëtare e Kontrollit Automatik (IFAC)”, përfundoi  Presidenti i UBT-së,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
 
Konferenca nisë punimet  më 27 deri më 29 tetor 2010, mbahet në objektin e  UBT. Prishtinë.