
UBT organizon aktivitet për Inovacionin dhe Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale
16/04/2025Në një ngjarje të rëndësishme të organizuar nga UBT në bashkëpunim me Agjencinë për Pronësi Industriale dhe Doganën e Kosovës, u trajtua një temë mjaft e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe industrisë: Mbrojtja e pronësisë intelektuale dhe inovacionit.
Ky aktivitet pati si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin e inovacioneve, patentave, dizajneve dhe markave, si dhe nevojën për mbrojtjen ligjore të këtyre të drejtave.
Në këtë eveniment, i cili bashkoi ekspertë dhe profesionistë nga fusha e pronësisë intelektuale, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe studentë, u diskutua rëndësia e sigurisë ligjore për krijimet intelektuale dhe mënyrat e mbrojtjes së tyre për të stimuluar rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e sektorëve të teknologjisë, inxhinierisë dhe biznesit.
Në këtë kontekst, rektori i UBT-së, prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe përfaqësues të tjerë, theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe promovuar inovacionin si një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm.