UBT ofron trajnimin për menaxhimin e projekteve IPMA

bool(false) 15/03/2022

UBT në kuadër të shkollave profesionale dhe trajnimeve ofron trajnimin IPMA, për menaxhimin e projekteve, përmes profesionistëve më të mirë që ka UBT nga kjo fushë.

 

Kërkesa e lartë e organizatave dhe bizneseve që sot të ketë personel të kualifikuar me kompetencë të lartë të menaxhimit të projekteve, ka bërë që UBT të organizojë trajnime të tilla me qëllim përgatitjen profesionale të kandidatëve dhe të interesuarve të tjerë.

 

Në grupin e kandidatëve që do të ndjekin këtë trajnim, të interesuarit do të përfitojnë njohuri profesionale për menaxhimin e projekteve, duke i zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare që i ka ofruar për herë të parë në Kosovë UBT.

 

Ky trajnim ka një kohëzgjatje prej 18 orëve, nga ku pjesëmarrësit do të marrin certifikatë të njohur ndërkombëtarisht nga UBT, institucion që është anëtar në International Project Management Association, ku përfaqëson Kosovën dhe vendet/rajonet shqipfolëse në këtë federatë prestigjioze globale të menaxhimit të projektit.

 

Për sqarime shtesë rreth trajnimit ju mund të shkruani në këtë email: trajnime@ubt-uni.net, teksa të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut: Apliko këtu!