
UBT ofron mundësi për përvetësim të gjuhës angleze dhe certifikim të njohur ndërkombëtarisht
04/01/2019Krahas shkathtësive të ndryshme për tregun e punës, gjuhët e huaja janë jashtëzakonisht të rëndësishme në ngritjen e karrierës dhe punësimit të studentëve, sidomos në kohën kur tregu i punës po bëhet gjithnjë e më shumë intensiv, duke parashtruar kërkesa të ndryshme në gjetjen e një fuqie punëtore të përgatitur me sa më shumë shkathtësi për punë.
Në këtë aspekt, gjuha është shkathtësia kryesore për punësim, andaj UBT tash e disa kohë është duke mbajtur kurse për përvetësim të gjuhës angleze, si një ndër më të kërkuarat në botë.
Qendra e Karrierës këshillon të rinjtë që të ngritin sa më shumë shkathtësitë e gjuhëve të huaja, me qëllim të avancimit në karrierë dhe punësim, qoftë në Kosovë apo edhe jashtë vendit.
UBT ua jep këtë mundësi me Shkollën Profesionale të Gjuhës Angleze, e cila është e akredituar dhe ofron kurse të gjuhës për studentët dhe të gjithë kandidatët tjerë të interesuar, të mësojnë gjuhët e huaja në këto nivele: Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Intermediate, Upper Inter, Advanced, ToeflPrepCourses.
Kohëzgjatja e kursit është 80 orë/3 muaj, kurse për studentët e UBT-së është vetëm 24 euro në muaj.
Kandidatët që ndjekin kursin marrin certifikatë nga shkolla profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, e njohur në vend dhe ndërkombëtarisht.
Vendi: UBT në Prishtinë, Kampusi i UBT-së në Ferizaj, Prizren, Gjilan dhe Pejë.
Për më shumë informata: ifl@ubt-uni.net | 038 541 400.
Kandidatët e interesuar të lajmërohen në zyrën 05, UBT Prishtinë, apo mund të aplikoni online: https://professional.ubt-uni.net/aplikimi-online/
Apliko tani – 20% zbritje!