UBT ofron kursin e gjuhës angleze, të certifikuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

bool(false) 20/10/2021

Certifikuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, UBT ofron kursin e gjuhës angleze, një nga gjuhët më të kërkuara të botës, që me përvetësimin e saj ju përfitoni një përparësi në secilën fushë të aktivitetit që ju e zhvilloni.

 

Kërkesa e tregut për njohjen e kësaj gjuhe është rritur dukshëm, dhe kësisoj UBT përveç zhvillimit të Fakultetit të Gjuhës Angleze, po ofron edhe kursin e gjuhës angleze, duke iu ofruar studentëve dhe të interesuarve të tjerë profesionistët dhe ekspertët më të mirë të gjuhës dhe letërsisë angleze.

 

Kohëzgjatja e kursit është 3 muaj me përmbajtje prej 80 orëve, me një çmim promocional dhe të arsyeshëm për të gjithë kandidatët e interesuar.

 

Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate dhe Advanced, janë nivelet që i ofron UBT në kursin e gjuhës angleze, me metodat më moderne dhe inovative të mësimdhënies.

 

Linku për aplikim: Kursi i gjuhës angleze – aplikimi