UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimin me Universitetin Parthenope

23/11/2011

UBT-ja në vazhdimësi bashkëpunon me Republikën e Italisë 

UBT  nënshkruan  marrëveshje  bashkëpunimin me Universitetin Parthenope

Prishtinë, 23 nëntor 2011- –  Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me universitetet e tjera më prestigjioze në Evropë dhe Botë, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe rektori  i Universitetit Parthenope, në Napoli të Republikës së Italisë, Prof. Claudio Quintano, zhvilluan një takim të rëndësishëm  dhe nënshkruan  një marrëveshje bashkëpunim ndërinstitucional.

 

Më konkretisht,  kjo marrëveshje parasheh  mundësimin  e bashkëpunim ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit e sidomos në fushën e doktoratës. Po ashtu parasheh  shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve,   studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë,   zbatimin e përbashkët të programeve postdiplomike, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet”,  theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, pas  nënshkrimit të marrëveshjes.

 

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe  Universitetin Parthenope ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Universitetin Parthenope, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.