UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Medias së Kosovës

22/10/2013

Prishtinë,  22 tetor 2013-  Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, sekretari i UBT-së, Artan Tahiri,  priti sot në një takim  nënkryetarin e  Bordit të Institutit të Medias në Kosovë, z. Fazli Veliun,  dhe nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional. 

 

 

Me konkretisht, kjo marrëveshje  dëshmon se UBT dhe Instituti i Medias i Kosovës pajtohen që të zhvillojnë bashkëpunimin  në  shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave për realizimin dhe vendosjen e  pajisjeve nga Instituti i Medias i Kosovës në objektin e UBT-së,  të cilat mjete  do të shfrytëzohet për qëllime të Institutit, dhe studentët e Fakultetit  të Medias dhe Komunikimit  në  UBT, do t’i shfrytëzojë këto pajisje pa kufizim për punë profesionale dhe praktike.   

 

 

Po ashtu marrëveshja parasheh se dy institucionet  do të marrin pjesë në programet arsimore dhe shkencore, do të angazhohen të realizojnë projekte kërkimore- shkencore me interes të përbashkët, konferenca shkencore, simpoziume, seminare, punëtori profesionale. 

 

 

Sekretari  UBT-së, z. Tahiri,  pas nënshkrimit  të marrëveshjes theksoi se  UBT  ka qenë gjithherë  aktive në ofrimin e mundësive për të ndihmuar dhe zhvilluar të gjitha institucionet vendore ,  duke e dhënë kontributin  nga ana shkencore dhe profesionale, si  me anë të stafit akademik dhe infrastrukturorë.

 

 

Sipas  palëve nënshkruese  të të dyja institucioneve,  ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjate për të ardhmen.