UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fabrikën “MECATYP”

27/09/2012

 

Prishtinë, 27 shtator 2012-  Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me kompanitë dhe fabrikat më profitabile  në  vend në Evropë dhe nëpër  botë , Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe  drejtori i Fabrikës “MECATYP”,   Enver Halili,  zhvilluan një takim të rëndësishëm  dhe nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

 

Më konkretisht, kjo marrëveshje parasheh  mundësimin  e bashkëpunim në mes UBT dhe fabrikës në fjalë, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë punën praktike në Fabrikën “MECATYP”, për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore.

Po ashtu UBT Fabrikës “MECATYP”,  i ofron trajnime dhe këshillime për  zhvillimin e  projekteve  hulumtuese dhe profesionale e sidomos në aspektet ekonomike, teknologjike dhe sociale.

 

Po ashtu gjatë nënshkrimi u citua se do të zhvillohen edhe  dhe takime tjera të shpeshta për të iniciuar projekte të përbashkëta dhe  të rëndësishme në mes UBT-së dhe Fabrikës “MECATYP”,  theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, pas  nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi  në mes UBT dhe Fabrikës “MECATYP”  ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.