UBT ndan mirënjohje për ambasadoren në largim të Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

bool(false) 03/03/2022

Me rastin e përfundimit të misionit në Kosovë si ambasadore e shtetit të Finlandës, Pia Stjernvall, është nderuar nga UBT me mirënjohje për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve e sidomos për rolin e saj ndihmues në arritjen e marrëveshjes me gjigantin Nokia e cila bëri UBT-në të jetë e para në rajon me rrjetin 5G.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, e ka vlerësuar lartë kontributin e ambasadorës Stjernvall, e cila përveç tjerash u dëshmua si një mike dhe përkrahëse e fortë e Kosovës.

 

Mirënjohja iu nda me motivacion “për kontributin e saj në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti për kontributin në avancimin e arsimit të Kosovës dhe përkushtimin e palodhshëm për të mundësuar marrëveshjen me NOKIA-n dhe krijimin e rrjetit 5G”.