UBT njofton studentët me mundësinë e ndjekjes së Shkollës Verore në Anhalt University të Gjermanisë

22/02/2019

UBT njofton studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor për mundësinë e ndjekjes së Shkollës Verore të Anhalt University of Applied Science, në Dessau të Gjermanisë.

 

Kjo shkollë do të zgjasë rreth gjashtë javë, nga java e fundit e majit, e deri në javën e parë të korrikut, teksa afati i fundit për aplikim është data 28 shkurt.

 

Studentët pjesëmarrës do të marrin ECTS që mund të konvertohen në sistemin e kredive të UBT-së.

Gjithashtu, edhe studentët që synojnë t’i vazhdojnë studimet atje, kreditë e njëjta njihen nga Universiteti Anhalt.

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë të dhënat e tyre, kurse në fund do të bëhet përzgjedhja e katër studentëve sipas performances më të lartë akademike.

 

Shkolla Verore financohet nga vetë studentët dhe detajet i keni në ueb-faqen më poshtë: http://dessarc.de/ .