UBT ngushëllon familjen Pagarusha për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

07/02/2020

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në emër të institucionit të cilin ai e drejton, ngushëllon familjen Pagarusha dhe adhuruesit e këngës shqipe për ndarjen nga jeta të këngëtares Nexhmije Pagurusha.

 

“Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, karriera e së cilës është e mbushur me vepra të pakrahasueshme. Ajo gjatë gjithë jetës i ka shërbyer artit dhe muzikës, njëherësh ka bërë që emri i Kosovës të përmendej në çdo turne ku performonte.

 

Nexhmija la pas vetës një veprimtari 40-vjeçare, kryevepra muzikore, por edhe interpretimet e saj të shkëlqyera si aktore në film dhe teatër.

 

Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen e saj dhe për gjithë Kosovën”, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, drejtuar familjes Pagarusha.