UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me University of Algarve, nga Portugalia

15/01/2020

Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me universitete dhe institucione nga mbarë bota, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, së fundmi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e University of Algarve, nga Portugalia, Paulo Aguas.

 

Kjo marrëveshje përkatësisht ka të bëjë në lidhje me shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, bashkëpunim në aspektin shkencor dhe teknik në fushat përkatëse, vizita studimore të përbashkëta, etj.

 

Tutje, marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional parasheh edhe pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit në konferenca, seminare ose takime me karakter studimor nga dyja palët.

 

University of Algarve, nga Portugalia, është themeluar në vitin 1979, dhe numëron një numër të konsiderueshëm të programeve të studimit në fusha të ndryshme. Ky universiteti u ofron studentëve mundësi për të eksploruar në karrierë, njëherësh u mundëson atyre përfitimin e aftësive të nevojshme për drejtimet përkatëse.