UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit

bool(false) 08/04/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

 

UBT dhe Komuna e Gjilanit kanë lidhur këtë marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve “Studimi i Fizibilitetit për Zonën Ekonomike” dhe “Projekti Ideor për Dizajnimin e Qendrës së Qytetit”.

 

Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi, UBT do të ndihmojë Komunën e Gjilanit në këto dy projekte, përmes të gjitha resurseve që posedon, duke dhënë ekspertizën e nevojshme për studimin e fizibilitetit për Zonën Ekonomike, si dhe për projektin ideor të dizajnimit të qendrës së qytetit të Gjilanit.

 

UBT përmes marrëveshjeve të tilla të bashkëpunimit po synon që të jap kontributin e nevojshëm për të ndihmuar komunat e Kosovës me të gjitha mjetet që posedon institucioni, duke përfshirë edhe ekspertizën dhe anën akademike dhe shkencore në zhvillimin e qyteteve të Kosovës.