UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Coca-Cola Hellenic Bottling Company Kosovo LLC

08/03/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin Gjeneral të Coca-Cola Hellenic Bottling Company Kosovo LLC, Svetoslav Atanasov.

Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi synohet që studentët e UBT-së të realizojnë punë praktike në kompaninë e Coca-Cola në territorin e Kosovës. Ky bashkëpunim është strategjik në përputhje me synimet e UBT-së për të përgatitur studentët e saj për tregun e punës dhe për t’i njohur ata me realitetin e fushës së tyre të studimit.

Marrëveshja parasheh edhe bashkëpunime të tjera në pjesën e hulumtimeve, zhvillimit dhe shkëmbimit të përvojave.