UBT në bashkëpunim me Shoqatën Miqtë e Amerikës nderuan Senatorin Bob Dole me titullin “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Award”

25/09/2012

 

 

 

Studentët, stafi akademik dhe administrativ i UBT-së, e përgëzojnë Senatorin Robert Joseph Bob Dole, për udhëheqjen dhe kontributin e tij të shquar dhënë për paqe dhe lirinë e shumë vendeve në botë, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.

 

Personaliteti i Senatorit Robert Dole, dhe arritjet e Tij në të gjitha fushat si politike ashtu edhe shoqërore, e bëjnë atë, jo vetëm një amerikan të ndershëm dhe të veçantë, por edhe përkrahës të sinqertë të të drejtave dhe lirive të njeriut në të gjithë botën.

 

Senatori Dole, është një qytetar i vërtetë i botës, e veçanërisht duhet të nderohet dhe të konsiderohet si bashkatdhetar i kosovarëve.

 

Lidhur me këtë, UBT- Institucion lider i Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës (American European Higher Education) dhe Këshilli Akademik  i këtij Institucioni  në bashkëpunim me Shoqatën Miqtë e Amerikës, si shenjë respekti e veçon Senatorin Robert Dole, për të arriturat e tij në mbarë botën dhe i jep mirënjohje nderi: “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Award”, si pjesë e festimit të 100-vjetorit të lirisë dhe pavarësisë shqiptare.

 

Edmond  Hajrizi, 

Presidenti  i  UBT-së