UBT mirëpret delegacionin nga Budapest Metropolitan University

24/04/2026

UBT pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion nga Budapest Metropolitan University, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit akademik.

Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga përfaqësues të UBT-së, ku u zhvilluan takime të përbashkëta dhe u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Bisedat u fokusuan në zhvillimin akademik, mundësitë për projekte të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e stafit dhe studentëve.

Kjo vizitë shërben si një hap i mirë drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Budapest Metropolitan University.