UBT mirëpret delegacionin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
01/04/2026Një delegacion i anëtarëve të Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UBSHGJ), i udhëhequr nga Kryetari i Bordit, Nazmi Viqa, zhvilloi një vizitë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i cili prezantoi nga afër ekosistemin modern të Qytetit të Mençur, projektet inovative si dhe rolin e tij në zhvillimin e ekosistemit teknologjik në vend.
Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi prezantoi të arriturat e UBT-së ndër vite, duke përfshirë laboratorët e avancuar të teknologjisë, hapësirat moderne për zhvillimin e start-up-eve, si dhe programet akademike dhe profesionale që janë të dizajnuara në përputhje me nevojat e industrisë.
Përfaqësuesit e UBSHGJ patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet e parkut, të bashkëbisedojnë me ekspertë dhe studentë, si dhe të diskutojnë për mundësi konkrete bashkëpunimi në të ardhmen.


