UBT merr pjesë në seminarin prestigjioz CENTRAL EUROPEAN JOINT INFODAYS 2025 në Çeki

02/12/2025

UBT po merr pjesë në Central European Joint Infodays 2025, ngjarjen më të madhe rajonale të dedikuar programeve ndërkombëtare të arsimit të lartë, e cila këtë vit mbahet në qytetin e Brnos, në Çeki. Ky seminar përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe krijimin e lidhjeve strategjike mes institucioneve të arsimit të lartë nga Europa dhe më gjerë.

UBT është institucioni i vetëm privat nga Ballkani Perëndimor i ftuar në këtë ngjarje prestigjioze, duke dëshmuar kështu pozitën e saj të veçantë dhe reputacionin e konsoliduar në arenen akademike evropiane.

Në këtë samit, UBT u përfaqësua nga Prof. Dr. Bekim Marmullaku, Drejtor për Bashkëpunim Ndërkombëtar, i cili zhvilloi një numër të madh takimesh bilaterale dhe diskutimesh në grup me përfaqësues të universiteteve nga Evropa, Azia dhe Amerika Latine. Këto takime u konkretizuan në arritjen e një serie marrëveshjesh të reja bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe hulumtuese.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje nënvizon angazhimin e UBT-së për t’u pozicionuar si një partner serioz ndërkombëtar, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik për t’u angazhuar në programet më inovative dhe globale të arsimit të lartë.