UBT mbajti konferencën online për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve

28/04/2020

Me rastrin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, në kuadër të konferencave që UBT po i organizon në vijimësi, u diskutua  tema “Siguria dhe Shëndeti në Punë  në kohë pandemie”. Konferenca ishte e hapur për publikun e gjerë përmes platformave Televizionit UBT, Radio Campus, si dhe faqeve të UBT-së në Facebook, Instagram, YouTube.

 

Hapjen e konferencës e bëri rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi se kjo konferencë po organizohet në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, dhe po i dedikohet një debati që ka për qëllim reflektimin e njohurive në një këndvështrim profesional, akademik për publikun e gjerë në këtë kohë e pandemie.

 

Profesori Agim Shaqiri, duke folur për shkaqet e sëmundjeve dhe rreziqet shëndetësore të punëtorëve theksoi se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për çdo vit ndodhin 268 milion aksidente, prej këtyre 160 milion janë raste të sëmundjeve të reja që paraqiten, si dhe potencoi që lëndimet e punës dhe sëmundjet profesionale sot kushtojnë 4% të bruto buxhetit botëror.

 

“Sipas kësaj organizate për çdo vit 2.7 milion punëtorë vdesin në aksidentet në punë, statistikat tregojnë që çdo 15 minuta vdes një person.”, konsistoi Shaqiri.

 

Kryeshefi  Ekzekutiv i Inspektoratit të Punës, Valon Leci duke folur për shëndetin në vende të punës theksoi që Inspektorati i Punës në Republikën e Kosovës nuk është i kënaqur me gjendjen e sigurisë dhe gjendjen e shëndetit në punë, mirëpo ai potencoi që kjo situatë është inkurajuese dhe ka një përmirësim të dukshëm.

 

“Për dallim nga viti 2018, 22 aksidente në punë kanë përfunduar me fatalitet për deri sa në vitin 2019 kemi pasur 11 aksidente, pra kemi një rënie të dukshme. Natyrisht kjo është një rënie e theksuar mirëpo edhe një person i vetëm po ta humb jetën është shumë, megjithatë theksoj se është një situatë mbresëlënëse dhe inkurajuese ku shfaqet një përmirësim 50%”, theksoi Leci.

 

Tuje, ai konsistoi se legjislacioni në Republikën e Kosovës është i hartuar mirë dhë është konfrom direktivave të BE-së, e cila është ndërtuar me mbështetjen e ekspertëve të BE-së  dhe shoqatave, ku sipas tij tani neve si popull na mbetet vetëm zabitimi i tij i mirëfilltë.

“Në kuptim të sigurisë në punë problem më i madh qëndron me shëndetin e punëtorëve dhe ky problem tani po rritet në situatën e pandemisë. Siguria është në nivel të duhur vetëm na nevoitet përforëcimi i mekanizmave monitoruese siç është avancimi i resurseve njerëzore, avancimi i elementeve logjistike dhe teknologjike në mënyr që të jemi më inkluziv në mbikqyrjen e zbatimit të ligjit”, shtoi Leci.

Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës Kosovare për Siguri dhe Shëndet në Punë, Fatmir Saraçini, bëri të ditur që njëra nga punët më të mëdha që është bërë në kuadër të shoqatës është përkthimi i manualit për luftën kundër COVID 19, e cila është e dedikuar për pjesëtarët e spitaleve dhe të shëndetësisë. Këto manuale përmbajnë praktikat më të avancuara të spitaleve sidomos atyre kineze të cilët janë të parët që janë përballur me këtë luftë.

Duke folur rreth historikut të Shoqatës Kosovare për Siguri dhe Shëndet në Punë – KOSHA, e cila është themeluar në vitin 2009, Saraçini bëri të ditur se: “Kosova si shtet kishte një ndërprerje të gjatë në aktivitetet e veta lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë në krahasim me Maqedoninë, Sërbinë, Malin e Zi, dhe un mund të them se për këtë kohë të shkurtë, Kosova e ka arritur hapin me shtetet tjera dhe tani është momenti vetëm të avancohet dhe të ec përpara.”

Tutje, profesori Hazir Çadraku, shtoi se vlerësimi i riskut është një detyrim ligjor i cili është i rregulluar në bazë të Ministrisë që ka të bëj me identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve, dhe bëhet thirrje që të gjitha institucionet qoftë publike apo private ta kenë dhe ta implementojnë këtë detyrim ligjor.

Ndërkaq, Çadraku shtoi se UBT ka arritur që të krijon një ekip e cila përbëhet nga 5 ekpsertë dhe tani më kjo situatë menaxhohet në kuadër të standardeve të duhura.

Duke folur për sektorët të cilët janë më të atakuar nga rreziqet, Valon Leci potencoi se sektori i ndërtimtarisë dhe i energjisë elektrike janë sektoret  më të atakuara nga rreziku në kuadër të sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Mbi të gjitha siguria dhe shëndeti në punë është kulturë, ku qytetarët dhe shoqëria jonë duhet ta ngrit, sepse është e pamundur që tek secilit subjekt të ja dërgojmë një inspektor të punës për ta kontrolluar situatën. Mua më vjen shumë mirë që UBT këtë kulturë e ka zhvilluar në nivel shumë të lartë, duke e zbatuar dhe e inkuadruar edhe në lëndët të caktuara akademike ”, shtoi Leci.

Profesori, Muhamet Ahmeti, tha se duke e ditur rrezikshmërinë në sektorin e ndërtimtarisë, fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit në UBT, çdo herë prioritet e ka sensibilizimin e të rinjve dhe përgatitjen e  kuadrove të reja që i respektojnë këto masa.

“Në korrikulën e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore i kemi paraparë 3 lëndë në kuadër të së cilave kuadrot e reja po i përgatitim që t’i qasen objekteve dhe të i identifikojnë problemet të cilat lindin ndërkohë, problem të cilat mund të qojnë në rreziqe. Kemi organizuar edhe debate të shumta jo vetëm në nivel të UBT-së por edhe në nivel të përgjithshëm në Kosovë për sensibilizimin e opinionit lidhur me këtë rrezik”, konsistoi Ahmeti.

 

 

Konferencën e plotë e gjeni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=LILB-bfXRQQ