UBT ka vendosur tendë për informim të të rinjve në Suharekë

14/09/2018

Interesimi i madh i të rinjve për regjistrim në UBT ka ndikuar që institucioni të afrohet më afër tyre, me qëllim të lehtësimit të procedurave të marrjes së informacioneve dhe regjistrimit në UBT.

Krahas kampuseve, qendrave dhe zyrave të UBT-së nëpër qytetet më të mëdha të Kosovës, UBT tashmë ka vendosur edhe një tendë në qytetin e Suharekës, ku po qëndrojnë zyrtarët e UBT-së.

Tenda po shërben për këshillim, njoftim dhe sqarim të kurrikulës së secilit program studimi në UBT, me qëllim që secili prej këtyre të rinjve të zgjedhë me kohë profesionin e duhur dhe për të cilin ka shkathtësi e prirje.

Çdo vit UBT pasurohet me mijëra studentë të rinj, të cilët bëhen vlerë e shtuar e vendit dhe e shoqërisë sonë, falë kushteve të ofruara, stafit akademik, cilësisë së studimeve dhe mundësive për punësim e vazhdim të studimeve jashtë vendit, etj.